Traileri i serisë “Money Heist: Korea – Joint Economic Area”

 
Fansat e dramave koreane janë shumë të entuziazmuar pasi që Netflix prezantoi një video të shkurtër nga seria koreane “Money Heist”.
Kjo seri u titullua “Money Heist: Korea – Joint Economic Area”, dhe videoja e lansuar pa dyshim se rrënqeth secilin që e sheh të.
Në trailer shihet aktori i filmit “When My Love Blooms” ,  Yoo Ji-tae, dhe ai i “Squid Game” Park Hae-so.
Në fillim të trailerit shihen disa maska të varura në mur, në mesin e tyre nga ato tradicionale koreane dhe spanjolle, si ajo e Salvador Dali.
Në fund të trailerit prezantohen aktorët që paraqiten me role në serinë e re.
Seria “Money Heist: Korea – Joint Economic Area” bazohet në serinë spanjolle me po këtë titull. Regjinë e tyre e ka bërë Kim Hong-sun, e skenarin Ryu Yong-jae.
Seritë paraqesin pengje të zëna në Kore, në mesin e tyre një strateg gjenial dhe njerëz me personalitete e aftësi të ndryshme.
Pritet që kjo seri të fillojë të transmetohet në Netflix këtë vit.
Sa i përket serisë origjinale spanjolle “Money Heist”, atë e krijoi Alex Pina. Seritë paraqesin një grabitje të përgatitur kohë të gjatë, në krye me profesorin, rolin e të cilit e luan Alvaro Morte. Ai përgatitet të grabitë para në korporatat Royal Mint dhe Bank of Spain.
Në fillim u planifikua që kjo seri të jetë e limituar, në dy pjesë. Ajo filloi të transmetohet në vitin 2017, në rrjetin televiziv spanjoll Antena 3. Më pas, Netflix kërkoi të drejtën për transmetim të saj në tërë globin.
Kështu, Netflix vazhdoi me realizim të episodeve të tjera. Në vitin 2018,  kjo seri u bë më e shikuara në radhë të serive të huaja, dhe njëherësh njëra prej serive më të shikuara në përgjithësi në Netflix.
Ky shërbim, pesë episode të fundit i lansoi me 3 dhjetor të vitit të kaluar./21Media

Back to top button