Zyrtari i TI-së në ShSKUK ndalohet për “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”

Prokuroria Themelore në Prishtinë sot ka informuar se pas një hetimi disa mujor, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka ndaluar të dyshuarin L.J., zyrtar i TI-së në ShSKUK, për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Sipas prokurorisë, dyshohet se i njëjti, në cilësinë e menaxherit të kontratës nga QKUK “Furnizimi dhe montimi i sistemit të integruar të monitorimit me kamera dhe Integrimi i sistemit të kontrollit të qasjes”, ka kryer veprën penale të lartcekur.
“Prokurori i çështjes, lidhur me këtë rast ësht​ë duke vazhduar me ndërmarrjen e veprimeve hetimore, derisa ndaj të dyshuarit do të ndërmerren veprime të mëtejme procedurale.”, është bërë e ditur në komunikatë./21Media

Back to top button