Trajkoviq: “Kompromisi” i Vuçeviqit është përpjekje për të ndarë Kosovën, dhe konflikte të reja

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq, ka thënë sot se gatishmëria e Serbisë për të bërë kompromise për Kosovën mund të nënkuptojë vetëm ndarje të atij territori, por edhe konflikte.
Duke komentuar deklaratën e kryeministrit Millosh Vuçeviq se Serbia është “e gatshme të bëjë kompromise” për Kosovën, Trajkoviç vlerësoi për agjencinë Beta se ishte një përpjekje e autoriteteve në Beograd që të kthehen në “pozitat e tyre fillestare” me qëllim ndarjen e territorit. .
“Mirëpo, edhe pse presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në thelb ia dorëzoi Prishtinës të gjitha institucionet dhe jetën e serbëve, funksionaliteti i autoriteteve të Prishtinës nuk u realizua. Mesazhet që tregojnë ndarjen e Kosovës paralajmërojnë destabilizimin e ri dhe një fushatë kundër Serbisë dhe serbëve, gjë që nuk na nevojitet në këtë moment”, tha Trajkoviq dhe theksoi se “Albin Kurti kontrollon veriun e Kosovës me ndihmën e forcave speciale të rëndësishme policore dhe një administratë e imponuar që po kryen shqiptarizimin e Veriut.”