Trajneri i Bayernit infektohet me Covid-19

Lajm i keq për tifozët e Bayern Munichut.
Pas mungesës së tij të papritur jashtë fushës në fitoren 4-0 të klubit ndaj Benficës, trajneri Julian Nagelsmann ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Sipas zyrtarëve të klubit, trajneri 34-vjeçar do të kthehet në Mynih veçmas nga ekipi dhe do të shkojë në izolim pas kësaj.
“Julian Nagelsmann ka rezultuar pozitiv me Covid-19 edhe pse është i vaksinuar me të dyja dozat. Ai do të kthehet në Mynih veçmas/ndaras nga ekipi dhe do të izolohet”, u bë e ditur në njoftimin nga faqja zyrtare e klubit në Twitter./21Media

Back to top button