Trajneri i futbollit e kërcënoi me thikë Shpend Ahmetin

Policia e Kosovës ka konfirmuar se kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti është kërcënuar me thikë nga trajneri i futbollit, Afrim Tovërlani.
Sipas policisë, i dyshuari ishte nën ndikimin e alkoolit kur e ka bërë kërcënimin ndaj Ahmetit. Ai më këtë rast është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
”Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili ka qenë nën ndikim të alkoolit dhe gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një armë e ftohtë-thikë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, është bërë e ditur në njoftimin e policisë.

Back to top button