Trajneri i Holandes jep lajmin se po vuan kanceri
Trajneri i Holandës, Louis van Gaal, ka zbuluar se ai është diagnostifikuar me një formë agresive të kancerit të prostatës.
70-vjeçari e bëri njoftimin në emisionin televiziv holandez ”Humberto” të dielën.
Trajneri thotë se deri më tani ka bërë trajtim me rrezatim 25 herë. Van Gaal tha se ai nuk u tha lojtarëve holandezë për sëmundjen e tij dhe tha se kanceri i tij nuk është terminal.
“Unë mendoj se ju nuk u tregoni njerëzve me të cilët punoni, sepse kjo mund të ndikojë në zgjedhjet e tyre, vendimet e tyre. Kështu që mendova se ata nuk duhet ta dinë. Nuk vdes nga kanceri i prostatës, të paktën jo në 90 % të rasteve”, tha Van Gaal.
Van Gaal mori detyrën e trajnerit të Kombëtares së Holandës për herë të tretë kur zëvendësoi Frank de Boer vitin e kaluar.