Trajneri i Polonisë dëshiron ta shoh Lewandowskin në Liverpool

Robert Lewandowski konfirmoi se dëshiron të largohet nga Allianz Arena.
Ndërkohë që, sa jemi te një transfer i mundshëm në ekipe tjera, trajneri polak, Czeslaw Michniewicz ka thënë se dëshiron që Lewandowski të vazhdojë rrugëtimin e tij në Liverpool.
Lewandowski është bërë një nga sulmuesit më të mirë të gjeneratës së tij që kur iu bashkua Bayernit nga Borussia Dortmund në vitin 2014.
Por, krahas kësaj 33 vjeçari njoftoi se nuk dëshiron të zgjasë kontratën e tij përtej vitit 2023.
“Një gjë është e sigurtë, historia ime me Bayernin ka mbaruar. E kuptoj që një transferim do të jetë zgjidhja më e mirë për të dyja palët”, u shpreh Lewandowski.
Ndërkaq Michniewicz ishte ai që tha se dëshira e tij është ta shohë yllin polak në Anfield.
Nëse Lewandowski do të lëvizte në Liverpool, ai do ribashkohej me ish-trajnerin e Dortmund, tashmë trajnerin e Liverpool, Jurgen Klopp./21Media

Back to top button