Të shtëna me armë në Istog, qytetari thotë se gjuajtën në drejtim të tij

Një qytetar nga Istogu ka lajmëruar policinë se një person ka shtënë me armë në drejtim të tij.
Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Sipas Policisë nuk ka të lënduar dhe të gjitha njësitet policore kanë dalur në vendin e ngjarjes, por nuk kanë hasur në gëzhoja plumbash.
“Sot me datë 31.05.22 rreth ores 11 :42 viktima përmes telefonit ka raportuar në polici se derisa ishte duke lëvizur këmbë në rrugën “Nënë Tereza” në Istog, në afërsi të tregut të gjelbertë, derisa ka kaluar një veturë sipas viktimës dyshohet se një person nga kjo veturë të ketë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij/viktimës. Viktima nuk është qëlluar dhe nuk ka lendime, në vendngjarja ka dalur të gjitha njësite relevante të policisë si dhe hetimet rajonale. Deri tani në vendngjarje nuk është gjetur ndonjë dëshmi dhe nuk dihet çfarë armë mund të jetë përdorur”, tha Gashi.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, bëri të ditur se janë intervistuar disa dëshmitarë por sipas Policisë të njëjtit nuk kanë dëgjuar të shtëna. Po ashtu po shikohet kamerat vrojtuese në atë zonë.
Gashi ka thënë se lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit dhe nga i njëjti është udhëzuar të cilësohet rasti shkaktim i rrezikut të përgjithshëm./21Media

Back to top button