Trajneri portugez drejt rikthimit në Premier Ligë

Siç raportohet nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, skuadra angleze, Wolverhampton është shumë afër që të bëhet me trajner të ri.
Pas shkarkimit të Bruno Lage, Wolves dëshironte që ta zëvendësonte atë me Julen Lopetegui, por që ky i fundit refuzoi ta merrte drejtimin e skuadrës angleze.
Tani bëhet e ditur që Wolves gjendet në bisedime të avancuara që ta rikthejë trajnerin, Nuno Espirito Santo.
Marrëveshja ende nuk është e kompletuar, pasi që ka edhe kandidatë të tjerë për postin e trajnerit, por bisedimet janë duke vazhduar me Nunon, raporton “The AthleticUK”.
Në anën tjetër, Nunos po i pëlqen ideja e rikthimit te Wolves, por ende janë duke diskutuar për projektin e klubit anglez.

Back to top button