Fshihte armën e zjarrit në banesë, arrestohet një 47 vjeçar

Një shtetas me inicialet K. J., u arrestua sot në Krujë.
47 vjeçari, banues në Thumanë u arrestua për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
“Në banesën e 47-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën të fshehur një armë zjarri pushkë, si dhe 3 krehëra me municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.”, informoi Policia e Shtetit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme./21Media

Back to top button