Trajtimi i alergjive ndaj mykut dhe kafshëve

Alergjitë që prekin një person janë nga më të ndryshmet, pra jo vetëm alergjitë sezonale. Në një intervistë për portalin rtv21.tv alergo-imunologia Dr. Luljeta Ahmetaj ka treguar llojet e alergjive që sipas saj janë: Poleni, Ushqime të caktuara, Helmi i insekteve (kafshimet), Pluhuri shtëpiak, Mykërat, Zbokthi i kafshëve, Lateksi.
Ahmetaj me theks të veçantë ka folur për alergjinë ndaj mykut dhe zbokthit të kafshëve.
Sipas saj, myku është një shkaktar i zakonshëm i alergjive dhe  mund të gjendet në ambiente të mbyllura në zona me lagështi, të tilla si bodrum, kuzhina, si dhe në grumbuj gjethesh, ose nën kërpudha.
Ahmetaj ka treguar se si trajtohet ky lloj i alergjisë, si dhe cilat janë simptomat.
“Trajtimi mund të përfshijë medikamente për të kontrolluar simptomat tuaja të hundës/syrit dhe gjoksit. Imunoterapia mund të rekomandohet nëse simptomat tuaja nuk kontrollohen në mënyrë adekuate me shmangie dhe medikamente”, ka thënë Ahmetaj.
Një alergji tjetër, me të cilën mund të preken janë personat që mbajnë kafshë në shtëpi është alergjia ndaj zbokthit të kafshëve.
Dr. Luljeta Ahmetaj për rtv21.tv ka treguar se reaksionet alergjike shkaktohen nga proteinat e sekretuara nga gjëndrat e djersës në lëkurën e një kafshe, të cilat derdhen në zbokth, dhe nga proteinat në pështymën e një kafshe.
Veç trajtimit me medikamente, Ahmetaj ka thënë një masë tjetër e shmangies së kësaj alergjie është largimi i kafshëve nga shtëpia.
”Masat e shmangies nuk funksionojnë si thjesht largimi i kafshës shtëpiake nga shtëpia juaj. Megjithatë, për shkak se shumë njerëz hezitojnë ta bëjnë këtë, masat e dyta më të mira përfshijnë mbajtjen e kafshës tuaj jashtë dhomës së gjumit, përdorimin e pastruesve të ajrit me filtrim HEPA dhe larjen e shpeshtë të kafshës suaj (mace ose qeni)”, ka thënë Ahmetaj.
Trajtimi mund të përfshijë medikamente për të kontrolluar simptomat tuaja të hundës/syrit dhe gjoksit. Imunoterapia mund të rekomandohet nëse simptomat  nuk kontrollohen në mënyrë adekuate me metoda shmangieje dhe medikamente./21Media

Back to top button