Traktori godet dy nxënës në Klinë

Dy nxënës janë goditur nga një traktor mëngjesin e sotëm në fshatin Gllarevë të Klinës.
Për rtv21.tv këtë e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Nxënësit janë dërguar në emergjencë në spitalin rajonal.
“Rreth orës 07:40 minuta Policia është njoftuar për një aksident në Gllarevë të Klinës. Dy nxënës janë goditur nga traktori ku kanë marrë lëndime trupore. Janë dërguar në emergjencën e spitalit rajonal”, ka thënë Gashi./21Media

Back to top button