Borrell pranon se në Ballkanin Perëndimor ka shumë influencë ruse

 
Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Josep Borrell ka pranuar se në Ballkanin Përendimor ka influencë ruse.
“ Shumë influencë ruse. Shpresoj që influenca evropiane të jetë më e madhe.”, ka thënë ai në një intervistë për DË
Tutje ka deklaruar Ballkani mbetet i rëndësishëm për Bashkimin Evropain.
“Nuk është më i rëndësishëm se dje, apo nesër. Ballkani Perëndimor është i rëndësishëm. Ai ka qenë në krye të agjendës së Bashkimit Evropian dhe vijon të jetë po aty, por ama ka disa ngjarje që janë katalizatorë të historisë, disa ngjarje që ndryshojnë marrëdhëniet ndërmjet aktorëve dhe faktorëve të ndryshëm. Rusia do të shtojë influencën në Ballkan, do të mundohet të fitojë shpirtin e njerëzve, do të mundohet të zbatojë shumë fushata dezinformimi, do të mundohet të bindë njerëzit që ajo po lufton kundër nazizmit, që Zelensky është kriminel lufte, apo që po bën gjenocid kundër rusëve, ashtu siç po deklarojnë. Ne duhet ta kundërshtojmë këtë narrativë dhe në Ballkanin Perëndimor ka shumë dezinformim …”, ka deklaruar Borrell.
Ai në këtë intervistë po ashtu ka thënë se dialogu Kosobë- Serbi nuk po ecën në rrugën e duhur./21Media

Back to top button