Transferimi i Neymar i pamundur për Mourinho

Barcelona nuk do t’ia lejonte vetes të humbiste një futbollist si Neymar

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho përjashton mundësinë për të nënshkruar me yllin brazilian. Ai i jep fund spekulimeve se Neymar mund të transferohet në Old Trafford këtë verë.

Sipas trajnerit portugez, Barcelona nuk do të lejonte që një lojtar si Neymar të largohej.

“Unë mundohem që gjithmonë të jem objektiv dhe pragmatist me klubet, kur jam i interesuar për të nënshkruar me ndonjë futbollist. Është absurde të besosh që mund ta transferosh Neymarin. Një klub si Barcelona nuk do t’ia lejonte vetes të humbiste një futbollist si ai”, ka deklaruar Mourinho për ESPN.

Duke shtuar se pas Messit, Neymar do të jetë kryesori i skuadrës.

“Mos të harrojmë që Messi është ende i ri dhe ka ende shumë për t’i dhuruar Barcelonës, por Neymar do të jetë kryesori në skuadër pas Messit. Unë mendoj që të tentosh ta transferosh Neymarin është sikur të mundohesh të thyesh një kasafortë. E pamundur”, ka përfunduar portugezi./21Media

Back to top button