Transportonte 5 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 47 vjeçari
Policia e Shtetit Shqiptar sot ka informuar se ka arrestuar A. S., 47 vjeç, banues në Tiranë, sepse është kapur duke transportuar pesë emigrantë të paligjshëm.
“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është kapur në flagrancë në aksin nacional Sarandë-Gjirokastër, në vendin e quajtur “Qafa e Muzinës”, duke transportuar me një automjet “Mercedes-Benz”, pesë emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt shumës 300 euro për person.”, ka informuar policia.
Lidhur me rastin, është sekuestruar një automjet, dy aparate celulare dhe 1.500 euro dhe 135.000 lekë të reja.
Materialet në ngarkim të shtetasit A. S. i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”./21Media