Travis Scott dhe organizatorët e “Astroworld” paditën për 750 milionë dollarë

Më shumë se 125 njerëz të cilët ishin pjesë e “Astroworld”, kanë paditur reperin, Travis Scott dhe organizatorët e tjerë për 750 milionë dollarë.
Tragjedia në koncertin e dy reperëve të njohur, Travis Scott dhe Drake, po përcillet me shumë akuza, pasi nga ky koncert u shënuan dhjetë viktima, në mesin e të cilëve edhe fëmijë si dhe 25 mbetën të lënduar.
Kështu, u bë e ditur se Scott dhe i ftuari Drake pavarësisht se trupat e pajetë po shkonin sa andej-këndej në turmë, vazhduan të performonin.
Familja e Axel Acosta, 21 vjeç, një nga dhjetë viktimat, kanë ngritur tashmë çështjen ligjore në SHBA.
Ndërkaq, Scott ka thënë se nuk ishte në dijeni të tragjedisë, derisa doli nga skena.
Tutje, i njëjti tha se është i mërzitur si pasojë e asaj që ndodhi dhe premtoi se do t’u sigurojë ndihmë familjeve të prekura.
Gjithashtu, edhe Drake tha se “Zemra tij është e thyer për familjet dhe miqtë e atyre që humbën jetën”.
Sipas deklaratave të para në Polici, Acosta ishte shtrydhur nga turma e padisiplinuar dhe tërësisht jashtë kontrollit, madje shtrihej e vdekur për 40 minuta, ndërkohë që muzika vazhdoi./21Media

Back to top button