Biden i jep gaz Hummerit të ri elektrik

Presidenti amerikan, Joe Biden mori timonin e një veture Hummer të mërkurën dhe u largua me një zhurmë gomash, në një provë për të kërkuar miliarda dollarë investime në automjetet elektrike.
Biden bëri shaka me gazetarët pasi bëri disa xhiro në një fabrikë të General Motors, transmeton rtv21.tv.
Biden njihet si një njeriu i apasionuar pas veturave, pasi në vitin 2016, kur ishte zëvendëspresidenti i Barack Obamës, ai e voziti po ashtu me shpejtësi Corvette Stingray të vitit 1976, në shfaqjen e Jay Leno.
Ndërkohë, për Hummer-i elektrik, ai ka deklaruar se është më i lehtë dhe më i shpejtë se ai që ka në garazhin e tij.
Sipas të dhënave të qeverisë, kompanitë në SHBA shitën afro 327,000 automjete elektrike në vitin 2019./21Media

Back to top button