Travis Scott mbajti koncertin e parë që nga tragjedia e Astroworld

Nëntorin e kaluar, dhjetë njerëz mbetën të vdekur dhe qindra të tjerë mbetën të lënduar gjatë koncertittë reperit Travis Scot në Houston, duke çuar në qindra padi, një bisedë të ripërtërirë rreth protokolleve të sigurisë së koncerteve dhe Scott që u hoq nga formacioni Coachella.
Ai me sa duket është gati të rikthehet në sy të publikut, duke parë se si iu bashkua Quavo -s së Migos në skenë mbrëmjen e së shtunës së kaluar në E11Even’s Miami Grand Prix për të performuar një sërë këngësh, duke përfshirë “Antidote”, “Pick Up the Phone” dhe “SICKOMODE” sipas People.
“TMZ” raportoi se të pranishëm në turmën e njerëzve ishin edhe disa yje të muzikës, si will.i.am, Logan Paul, Busta Rhymes, Future dhe ish i dashuri i Kylie Jenerit, Tyga.
Scott pritet të jetë ndër performuesit kryesor në festivalin e muzikës “Primavera” në Amerikën Jugore, i cili viziton shtete të ndryshme si Brazili, Kili dhe Argjentina. Ndër artistët tjerë pjesë e kësaj ngjarjeje janë, Lorde, grupi “Arctic Monkeys” dhe Bjork./21Media

Back to top button