Trazira në Haiti, qëllohet për vdekje një politikan

Eric Jean Baptiste, një politikan nga Haiti është qëlluar për vdekje jashtë shtëpisë së tij, kanë njoftuar autoritetet.
Ndërkohë që shqetësimet e ndërkombëtarëve janë intensifikuar për dhunën e bandave, trazirat politike dhe krizat humanitare që kanë marrë kontrollin në vend.
Baptiste ishte udhëheqësi i Partisë Progresive Kombëtare Demokratike.
Në sulm u vra edhe një roje sigurimi.
Tashmë ish-politikani i ndjerë i kishte mbijetuar një tentative të mëparshme në vitin 2018.
Numri i haitianëve të zhvendosur për shkak të dhunës në vend, është trefishuar në pesë muajt e fundit./21Media 

Back to top button