Buxheti për shëndetësi, rreth 100 milionë euro më shumë se në vitin 2022

Ministria e Shëndetësisë për buxhetin prej 296 milionë eurove që Qeveria ndau për shëndetësi, është deklaruar se “ky është buxhetimi më i madh i bërë ndonjëherë për sektorin e shëndetësisë në vend”.
“Zotimet e Qeverisë së Kosovës për shëndetësinë publike po jetësohen edhe me buxhetin e vitit 2023. Ky është buxhetimi më i madh i bërë ndonjëherë për sektorin e shëndetësisë në vendin tonë. Kështu jemi duke punuar vit pas viti që ta plotësojmë synimin tonë që buxheti i shëndetësisë të kalojë 300 milionë euro. Nga 198 milionë euro sa ishte në vitin 2022, për vitin 2023 kemi ndarë për shëndetësinë 296 milionë euro”, bëhet e ditur në njoftim.
Për mbulimin e listës së barnave esenciale janë buxhetuar 60 milionë euro.
“Për mbulimin e Listës së barnave esenciale janë buxhetuar 60 milionë euro kjo e shoqëruar me punën që tashmë ka nisur për revidimin e listës së re të barnave esenciale që do të ketë standarde të reja me kriteret e garantimit të cilësisë optimale. Kemi rritur buxhetin me mbi 27% për Ministrinë e Shëndetësisë dhe atë për listën e barnave esenciale dhe programeve specifike nga 11.2 milionë euro sa ishte në vitin 2022, në 21.2 milionë euro për vitin 2023. Rritja e buxhetit për barna për vitin 2023 krahasuar me vitin 2022 është 89%”, vazhdon njoftimin./21Media

Back to top button