Trazira në kampin e refugjatëve në Greqi

Refugjatët protestuan për kushtet e këqija të mbajtjes në izolim

Në kampin e refugjatëve në ishullin grek Lesvos, pasditen e sotme kanë nisur trazira, që mund të përshkallëzohen.

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve ANA-MPA, incidentet filluan kur një grup refugjatësh po protestonin për kushtet e këqija të mbajtjes në izolim, para kthimit mbrapa për në Turqi.

Një skuadër policësh mori përsipër mbrojtjen e mjedisit ku ndodhen zyrat e shërbimeve të azilit dhe depërtimit. Por ata u sulmuan me gurë dhe sende të tjera.

Policia përdori për të shpërndarë protestuesit dhe pas kësaj ndërhyrjeje, protesta mori karakter masiv.

Të paktën dy çadrave dhe dy kontejnerëve u është vënë zjarri.

Back to top button