Trazirat në SHBA, shkon në 5 numri i viktimave

 

Një oficer policie i Kongresit amerikan ka vdekur nga lëndimet e marra në sulmin ndaj Kongresit nga një turmë pro-Trump.

Kryetarja e Dhomës, Nancy Pelosi i kërkoi nënkryetarit Mike Pence të kërkonte ndryshimin e 25-të të Kushtetutës për ta deklaruar presidentin, Donald Trump të papërshtatshëm për zyrën.

Përndryshe, ajo u zotua të fillojë procesin për të fajësuar presidentin, transmeton rtv21.tv.

Pesë persona kanë vdekur në lidhje me trazirat, duke përfshirë Brian Sicknick, një oficer në Policinë e Kongresit të SHBA-ve (USCP) i cili ishte “plagosur ndërsa po përfshihej fizikisht me protestuesit”./21Media

Back to top button