Kaloni te përmbajtja kryesore

Trazirat në Venezuelë, nis përçarja mes ushtrisë

“Kushdo që mban armë, lutem të mos i përdor ato kundër popullit”

Në krizën e krijuar në shtetin e varfër të Amerikës latine, në Venezuelë, ushtria konsiderohet gjerësisht si faktor vendimtar. Duke folur nga zyra e tij në ambasadën venezueliane në Washington, një prej zyrtarëve më të lartë ushtarakë në Venezuelë Hose Luis Silva, deklaroi se i ndërprenë  lidhjet me liderin e vendit Nikolas Maduro. Silva njoftoi poashtu se jep  dorëheqje nga posti i atasheut të mbrojtjes në SHBA dhe deklaroi se mbështet udhëheqësin e opozitës Huan Gaido, të njohur nga një sërë vendesh si president i përkohshëm.

Silva kërkoi mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme në vendin e vet të lindjes. Unë nuk e njoh me Nicolas Maduron si president, i tha ai gazetës se Majemit të botuar në spanjisht “El Nuevo Herald”.

“Mesazhi im i drejtohet të gjithë pjesëtarëve të forcave të armatosura, -vazhdoi zyrtari,- Kushdo që mban armë, lutem të mos i përdor ato kundër popullit. Jemi lodhur duke mbështetur një qeveri që ka tradhëtuar parimet me bazike dhe e ka shitur veten tek kombe të tjera”, tha Silva.

Njoftimi i tij përbën një thyerje në unitetin e liderëve ushtarake, të cilët më herët ishin zotuar për besnikëri ndaj Maduros, ndërsa vetëshpalljen e Guaidos e përshkruan si grusht shteti. Roli i ushtrisë shihet si vendimtar në konfliktin mes qeverisë së Maduros dhe lëvizjes opozitare të Guaidos që këmbëngul për zgjedhje të lira.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button