Tre britanik raportojnë në policisë se persona ë panjohur gjuajtën me armë drejt tyre

Tre persona me shtetësi britanike kanë raportuar në polici më 23 gusht të këtij vitit rreth orës 01:50 se persona të panjohur, nga një veturë në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre dhe si pasojë njëri prej tyre ka pësuar lëndime të lehta trupore.

“Në vendin e ngjarjes janë gjetur tri gëzoja të pistoletës. Lidhur me rastin është intervistuar një i dyshuari mashkull kosovar, dhe nga ai është konfiskuar një pistoletë.”, thuhet në njoftim.

Po ashtu bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button