Tre dëshmitarë paraqiten sot në seancën për Oliver Ivanoviqin

 
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po vazhdon dëgjimi i dëshmitarëve në rastin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq.
Të akuzuarit në këtë rast janë Marko Roshiq, Nedelkjo Spasojeviq, Dragisha Markoviq, Zharko Jovanoviq, Silvana Arsoviq dhe Rade Basara.
Para trupit gjykues të kryesuar nga gjyqtari, Valon Kurtaj në seancën e sotme do dëgjohen tre dëshmitarë por që dëshmia e tyre nuk u lejua të xhirohet me kamerë me qëllim që të mos dëmtohet procesi gjyqësor.
Në këtë seanca nuk ishte e pranishme e dëmtuara, gruaja e Oliver Ivanoviq, Maria, por si palë e dëmtuara u paraqit edhe djali i politikanit serb, Nikolla Ivanoviq, i cili kërkoi drejtësi për babain e tij.

Back to top button