Apeli ia vërteton dënimin Sokol Bashotës

Gjykata e Apelit ia ka vërtetuar fajësinë ish kryetarit të Komunës së Klinës, Sokol Bashota tash edhe kandidat për të parin e kësaj komune, për mosdeklarim të pasurisë.
Apeli e ka konsideruar të duhur dënimin me kusht dhe 1,200 euro gjobë të cilin e kishte shqiptuar Gjykata e Pejës në shkurt të këtij viti.
Të njëjtin vendim Gjykata e Apelit e morri edhe për të akuzuarin Enver Berisha të cilin gjykata e Pejës e kishte dënuar me gjashtë muaj burgim me kusht.
Kolegji i gjyqtarëve të Apelit ka konstatuar se gjykata e shkallës së parë drejtë ka vepruar kur të akuzuarit i ka shpallur.
Sokol Bashota u shpall fajtor pasi nuk e kishte deklaruar fare veturën “BMË X5”, në vlerë prej 65 mijë euro dhe as banesën prej 79 metrash katrorë në Prishtinë, edhe pse e ka pasur për detyrë ta bënte një gjë të tillë.
Ai sipas prokurorisë nuk e ka deklaruar as veturën “Jeep” dhe as të ardhurat vjetore 3.000 euro në muaj nga qiraja e banesës.
Ndërsa Enver Berisha u dënua pasi nuk e ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsion tokën me sipërfaqe prej 5,500 metrash katrorë./kallxo.com

Back to top button