Tre fëmijë u mbytën në liqenin e akullt
Tre djem të moshës 8, 10 dhe 11 vjeç kanë vdekur pasi kanë rënë në një liqen të akullt pranë Solihull në Angli të dielën.
Djemtë u dërguan me urgjencë në spital pasi u nxorrën nga uji, tha Policia e West Midlands.
Mendohet se ata kishin luajtur në akull në Babbs Mill Park, në Kingshurst.
Një djalë tjetër, mbetet në gjendje kritike në spital.
Kërkimet në liqen po vazhdojnë ndërsa policia kërkon të ndriçojë saktësisht se çfarë ka ndodhur dhe nëse dikush tjetër ka rënë në ujë./21Media