Tre korridore për evakuim janë në funksion sot në Ukrainë

Qeveria ukrainase po operon sot tre korridore humanitare për të larguar civilët nga porti i rrethuar i Mariupolit dhe qytetet e pushtuara nga Rusia, Enerhodar dhe Melitopol.
Dje, nënkryetari i zyrës së presidentit të Ukrainës ka thënë se vetëm 586 persona arritën të largoheshin nga qyteti jugor i Mariupolit me makinë përmes korridoreve humanitare.
Kyrylo Tymoshenko ka thënë në një postim se 513 të tjerë u evakuuan me autobus në rajonin lindor të Luhanskut.
Ukraina ka akuzuar vazhdimisht Rusinë se ka gjuajtur në rrugë humanitare gjatë javëve të fundit, me sa duket duke thyer marrëveshjet për të lejuar kalimin e sigurt./21Media

Back to top button