Will Smith i kërkon falje Chris Rock pas shuplakës në Oscars

Will Smith i ka kërkuar falje Chris Rock-ut pasi e goditi në Oscar, duke thënë se sjellja e tij ishte “e papranueshme dhe e pafalshme”.
“Unë do të doja t’ju kërkoja falje publike, Chris”, tha ai në një deklaratë duke thënë se ka gabuar.
Kërkimfalja e tij vjen pasi akademia e filmit Oscar dënoi Smithin për incidentin dhe njoftoi për një rishikim zyrtar, transmeton rtv21.tv.
Ylli e goditi Rockun në fytyrë në skenë pasi komiku bëri një shaka me gruan e aktorit, Jada Pinkett Smith.
Para se të kërkonte ndjesë Will Smith, organizata që qëndron pas Oscars tha në një deklaratë se “dënon veprimet” e tij./21Media

View this post on Instagram

 

A post shared by Will Smith (@willsmith)

Back to top button