Kaloni te përmbajtja kryesore

Tre ngjarjet e fillim-javës. Cili është mesazhi?

Nga Albert Prenkaj

Paralajërimi i ardhjes së Ministrit të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, z. Johann Wadephul në vendet e Ballkanit Perëndimorë. Vizita e tij është fokusuar tek aspiratat e këtyre vendeve për integrim në BE. Ministri Wadephul në mes tjerësh do të vizitoj Sarajevën, Beogradin dhe Prishtinën, tre qendra neuralgjike të eskalimit potencial.

Në ndërkohë në vazhdën e diskursit propagandistik, RTS (Radio Televizioni i Serbisë) dhe mediat tjera, “informojnë” për sulmin e ushtrisë së Serbisë në bazën “Debela Glava”, nga “grupi i maskuar i shqiptarëve sulmoj pjestarët e Ushtrisës së Serbisë”. Një përpjekje e radhës për të balansuar me ndërhyrjen paraushtarake në Banjskë nga territori i Serbisë (shtator 2023).

Ngjarje tjetër që tërheqë vëmendjen është deklarata e Presidentes së Kosovës, znj. Osmani-Sadriu në intervist në Politico, e që më vonë e sjellë si keqkuptim, e cila në mes tjerash thot:” “I çmontuam 900 banda, Gjermania e ka partnerin që e lufton krimin e korrupsionin”.

Çka pasqyron ky set i ngajrjeve dhe i deklaratave?

Në njërën anë vazhdon përpjekja e Gjermanisë si njëri nga shtetet lider të BE-së për të futur vendet e Ballkanit Perëndimorë në binarë të procesit të integrimit si imperativ gjeopolitik, ndërsa në ndërkohë duket se Serbia dhe Kosova ose nuk po e kuptojnë, nuk duan, apo para se të ndodhë inzegrimi, duan të kryejn hesapet në mes veti.

Deklarata e “keqkuptuar” e presdientes Osmani-Sadriu flet për naivitet apo papjekuri politike-diplomatike apo për një komunikim nga Berlini me opinionin publik në Kosovë dhe në diasporë si parapërgatitje për fushatë zgjedhore. Përdorimi i platformave mediale me nam ndërkombëtarë, siç është Politico, për
komunikim me audiencën e brendshme në Kosovë, në rastin konkret shkakton huti, nëse jo frikësim të opinionit publik Perëndimorë dhe kancelarive të shteteve të BE-së dhe vet BE-së se niveli më i lartë shtetërorë flet për egzistencën e krimit të lartë në vend. Cili autoritet shtetërorë ka përdorur këtë vokabularë, përpos atyre vendeve në të cilat është instaluar hunta ushtarake?

Kur kjo deklaratë e pa matur e presidentes së Kosovës, lexohet dhe krahasohet me propagandën e RTS-it në lidhje me “sulmin ndaj ushtrisë së Serbisë”, fitohet një pasqyrë e një hapësire gjeografike të pa rehatshme, të pa konsoliduar në aspektin e sigurisë, e që dërgon mesazhe negative si karshi procesit të integrimit në BE, ashtu edhe ndaj investimeve eventuale dhe anëtatësimit në NATO.

Këto dy ngjarje dhe deklarata publike, që në start japin mesazh negativ përpjekjes së Ministrit Federal të Gjermanisë, Wadephul për të bindur palët të përshpejtojnë procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimorë në BE.

Si të lexohet ky zingjir i ngjarjeve?

Si pa paftësi për tu angazhuar në proces, mungesë e leximit korrekt të situatës dhe ndërhyrjeve (hibride) tjera gjeopolitike (Rusi, Kinë, etj) apo luftë për të qëndruar në pushtet në të dy anët e kufirit Kosovë-Serbi?

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button