Tre persona arrestohen për marrje me prostitucion

Në Gjakovë tre persona janë arrestuar dje për veprën penale “Marrje me prositucion”.

Policia ka njoftuar se të arrestuar janë një grua dhe dy burra.

“Me 06.07.2023 janë arrestuar tre të dyshuar, një femër kosovare, dhe dy meshkuj kosovarë nën dyshimin e arsyeshëm se të njëjtit kanë kryer veprën e lartëcekur.”, ka informuar Policia.

Të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button