Tre persona arrestohen për “Vrasje në tentativë” dhe “Dhunë në familje”

Tre persona janë arrestuar mbrëmë në Pejë për “Vrasje në tentativë” dhe “Dhunë në familje”.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që njëri prej tyre i ka sulmuar fizikisht me thikë dhe sëpatë anëtarët e familjes, ndërsa dy të dyshuarit tjerë duke futur situatën nën kontroll njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore”, ka informuat Policia.
Pas tretmanit mjekësor, të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje.
Rasti në procedurë hetimore./21Media

Back to top button