Tre persona mbetën të vdekur pasi avioni rrëshqiti nga pista në Stamboll

Avioni i linjës Pegasus po ateronte në shi

Tre persona mbetën të vdekur dhe disa tjerë të lënduar, pasi një aeroplan pasagjerësh ka rrëshqitur nga pista në aeroportin e Stambollit, duke u ndarë në tre pjesë.

Lajmin për vdekjen e pasagjerëve e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë në Turqi, Fahrettin Koca.

Avioni po transportonte 177 pasagjerë dhe 6 pjestarë të stafit kur u aksidentua në aeroportin Sabiha Gokcen.

Avioni i linjës Pegasus po ateronte në shi të rëndë gjatë flturimit nga provinca e Izmirit./21Media

Back to top button