Tre persona të lënduar në aksidentin në Veternik

 
Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte në Veternik. Në aksident janë përfshirë tri automjete.
Rastin e ka konfirmuar për portalin rtv21.tv, Flora Ahmeti, zëdhënës e Policisë për Rajonin e Prishtinës.
“Rreth orës 20:30, në Veternik, ka ndodhur një aksident trafiku rrugor. Në aksident janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit janë lenduar tre persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka njoftuar Ahmeti.
Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal./21Media

Back to top button