Tre persona të tjerë vdesin nga koronavirusi në Itali

Italia vendi më i goditur në Evropë

Tre persona të tjerë kanë vdekur nga koronavirusi në veri të Italisë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në vend në 10.

Angelo Borrelli, kreu i agjencisë së Mbrojtjes Civile, tha se numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 kishte shkuar në 322, transmeton 21Media.

Tre viktimat e fundit ishin të gjithë në vitet 80-ta dhe erdhën nga rajoni Lombardia.

Italia është vendi më i goditur në Evropë.

Një numër i ndeshjeve sportive janë anuluar, ndërsa zinxhiri i hoteleve Hyatt ka thënë se do të lejojë turistët që kishin planifikuar të udhëtojnë në Itali për të anuluar rezervimet e tyre./21Media

Back to top button