Tre persona të vrarë në një dyqan armësh

 

Tre persona janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur në një dyqan armësh në periferi të New Orleans.

Sipas policisë një “gjuajtës fillestar” të shtunën hapi zjarr, duke goditur dy persona, gjë që bëri disa të tjerë në dyqan të qëllonin me armët e tyre.

Të dy personat dhe personi që hapi zjarr u vranë, transmeton rtv21.tv.

Zyrtarët thanë se hetimet për të shtënat janë duke vazhduar.

Dy personat e plagosur në të shtënat janë në një gjendje të qëndrueshme në spital./21Media

Back to top button