Vaksinohet kryeministri australian

 

Kryeministri australian, Scott Morrison ka marrë vaksinën kundër koronavirusit ndërsa vendi përgatitet të fillojë vaksinimin këtë javë.

Vaksinimi i tij u transmetua në televizion të dielën në mënyrë që të ndihmojë në rritjen e besimit në të gjithë Australinë.

Vaksinimet fillojnë zyrtarisht të hënën dhe të paktën 60,000 doza pritet të administrohen javën e ardhshme.

Të shtunën, disa turma të vogla u mblodhën për të protestuar kundër nisjes së vaksinimit, transmeton rtv21.tv.

Duke folur përpara vaksinimit të tij, Morrison tha: “Nesër fillon programi ynë i vaksinimit, kështu që si një ngritës perde sot ne jemi këtu duke bërë disa pika shumë të rëndësishme; se është e sigurt, se është e rëndësishme dhe ne duhet të fillojmë me ata që janë më të prekshëm dhe janë në vijën e parë “.

Personi i parë që u vaksinua në vend ishte 85-vjeçarja, Jane Malysiak.

Vaksinat e para në Australi do të jenë vaksinat Pfizer, të cilave u është dhënë miratimi për përdorim. Ministri i Shëndetësisë Greg Hunt thotë se ai do të marrë vaksinën AstraZeneca në javët e ardhshme. Të dy vaksinat i janë nënshtruar kontrolleve të gjera të sigurisë dhe tashmë po përdoren në disa vende./21Media

Back to top button