Kaloni te përmbajtja kryesore

Tre persona theren me thikë brenda një dite në Prishtinë

Rastet e therjeve me thikë kanë marrë përmasa të mëdha gjatë ditëve të fundit.

Vetëm gjatë të hënës në policinë e Prishtinës janë raportuar dy raste të tilla, ku tre persona kanë pësuar lëndime.

Sipas raportit të policisë, njëri rast ka ndodhur në rrugën “Ali Hadri” rreth orës 12:50.

Tre të dyshuar meshkuj kosovarë dyshohet se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore.

Të dyshuarit kanë pranuar trajtim mjekësor ku njëri prej tyre është duke u trajtuar në QKUK.

“Me vendim të prokurorit, njëri prej tyre të cilit i është gjetur në posedim një thikë, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Rasti në procedurë hetimore”, ka njoftuar policia përmes raportit 24-orësh.

Rasti tjetër ka ndodhur në rrugën “Eqrem Qabej” rreth orës 19:10. Policia bënë të ditur se pas një mosmarrëveshje janë rrahur dhe sulmuar me thikë mes vete, tre të dyshuar meshkuj kosovarë, ku si pasojë dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor.

Lidhur me rastin tre të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button