Vdiq një person pasi dyshohet se u rrokullis me traktor

Një burrë ka vdekur pasi që dyshohet se është rrokullisur me traktor të hënën në Vushtrri.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima ishte dërguar në Spitalin në veri të Mitrovicës dhe sipas mjekut kujdestar personi në fjalë ishte pa shenja jete.
Megjithatë, policia ka bërë të ditur se rasti po cilësohet si “vdekje e dyshimtë”.
“Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore dhe është duke u hetuar rasti. Me vendim të prokurorit kujdestar trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së./21Media