Tre policë të lënduar gjatë protestës së sotme

 
Tre zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore gjatë protestës që e organizoi Partia Socialdemokrate(PSD) sot në Prishtinë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.
Lidhur me këtë rast, Policia ka njoftuar ka iniciuar një hetim për rastin “Sulm ndaj personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare”.
“Sot rreth orës 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, një numër i konsiderueshëm personash kanë zhvilluar një aktivitet protestues. Në përputhje me autorizimet ligjore, Policia e Kosovës ka ushtruar kompetencën e saj dhe përgjatë gjithë kohës sa ka zgjatur protesta ka monitoruar situatën me qëllim të ruajtjes së nivelit të sigurisë dhe krijimit të rrethanave të përshtatshme dhe të sigurta për pjesëmarrësit në manifestim si dhe mbarëvajtjen e manifestimit, por pa u cenuar cilësia e jetës përpjesën tjetër qytetare, jo pjesëmarrëse”, bëhet e ditur në njoftimin e Policisë.
Tutje në njoftim bëhet e ditur se disa nga pjesmarrësit në protestë kanë shpërfillur urdhërat e zyrtarëve policor, të cilët përtej hudhjes së gjësendeve të ndryshme, me veprimet dhe sjelljet e tyre u kanë shkakuar lëndime të lehta tre zyrtarëve policor që ishin në kryerje të detyrës zyrtare.
Policia po trajton rrethanat që karakterizojnë ngjarjen përderisa po koordinon veprimet me mekanizmat e tjerë për zbatim të ligjit, duke iniciuar edhe një hetim për rastin “Sulm ndaj personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare”./21Media

Back to top button