Tre skitaristët që do ta përfaqësojnë Kosovën në EYOF Vuokatti 2022

Kiana Kryeziu, Alba Pupovci dhe Drin Kokaj, janë tre skitaristët që do të marrin pjesë në Festivalin Olimpik Dimëror për të rinj (EYOF) Vuokatti 2022. Kështu u bë e ditur në një konferencë për medie që u mbajt të premten nga Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK).
Teksa u shpreh i kënaqur me të arriturat e deritanishme të ekipit të skitarëve, presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi pret që në këto gara garuesit e përzgjedhur të japin maksimumin dhe të kenë një paraqitje dinjitoze.
Edhe kryetari i Federatë Skitare të Kosovës, Milaim Kelmendi, pret nga ekipi kosovar të ketë rezultate të mira në këtë garë.
Një prezantim të mirë të Kosovës në Voukatti të Finlandës nga skitaristët po e pret edhe trajneri i ekipit kosovar të skitarisë, Agim Pupovci. Madje ai beson që prezantimi do të jetë i mirë.
Skitarja Kiana Kryeziu kishte një kërkesë të veçantë për të gjitha femrat që merren me sport në Kosovë.
“Është një nder i madh që prapë me u zgjedh si përfaqësuese e Kosovës, të njëjtën kohë kisha dashtë edhe me bo një thirrje të gjitha femrave që merren me sport, që mi ndjek ëndrrat e tyre edhe me vazhdu në këtë rrugëtim, për shkak se vetëm në atë mënyrë arrihet suksesi”, tha Kryeziu.
EYOF do të fillojë garat më datën 20 mars dhe do të përfundojë më 25 mars./21Media

Back to top button