Mehaj dhe anëtarët e Down Syndrome Kosova vizituan kazermën ushtarake të FSK-së

Anëtarët e Down Syndrome Kosova së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj kanë vizituar kazermën ushtarake të FSK-së.
Ministri Mehaj theksoi se sot ka qenë një nga ditët e tij më të mira pasi që është takuar me engjëjt e Down Syndrome Kosova.
”Luajtëm bashkë, vallëzuam bashkë, kënduam e pikturuam së bashku dhe në fund edhe drekuam bashkë. Pikturat dhe performanca e tyre u shkëmbyen me mirënjohje të merituar për secilin. Engjëjt tanë nga Down Syndrome Kosova na tregojnë gjithmonë se jeta është shumë më e madhe se vetja dhe na mësojnë kuptimin e vërtetë të dashurisë së pakushtëzuar. Një nga gjërat që mësojmë çdo herë kur jemi mes këtyre engjëjve, është që të besojmë se ne, të gjithë ne, komunikojmë në heshtje, në energji e në dashuri që del nga zemrat tona”, ka shkruar Mehaj.
Ky i fundit ka shtuar se fëmijët e Down Syndrome Kosova janë forcë e brendshme e cila në sinergji nuk ka asgjë që e mposhtë./21Media

Back to top button