Kaloni te përmbajtja kryesore

Tre të arrestuar në operacionin e antidrogës në Prishtinë

Tre persona janë arrestuar në Prishtinë nga njësiti i antidrogës, i policisë.

Fillimisht, organet e rendit kanë pranuar informacione, se i dyshuari (mashkull, kosovar) L.H, është duke u marr me aktivitete të kundërligjshme/shitblerje të substancave narkotike të llojeve të ndryshme, kryesisht në qytetin e Prishtinës.

“Pas një pune hetimore dhe operative gati njëmujore në teren, antidroga, dje më datë 16.12.2023, rreth orës 20:00, ka realizuar një plan taktik policor, me ç’rast është ndaluar dhe arrestuar i dyshuari i lartcekur me iniciale dhe gjatë operacionit të bastisjeve në trup dhe lokacionet e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar sasi e konsiderueshme e substancave të ndryshme narkotike si: kokainë, ekstazi, hashash, marihuanë, disa qese plastike, para të gatshme, dhe pajisje tjera”, thuhet në njoftimin e policisë.

“I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, përderisa njësitet kompetente dhe ato të forenzikës rajonale në Prishtinë kanë kryer proceduarat e vend shikimit, fotografimin dhe evidentimin e provave materiale për procedurë të mëtejme hetimore”.

Gjithashtu më 16.12.2023, rreth orës 21:30, Policia e Kosovës përmes veprimeve operacionale taktike ka identifikuar dhe arrestuar edhe dy persona të tjerë nën dyshimin për “posedim dhe shitje të pa autorizuar të narkotikëve” është konfiskuar një sasi e drogës, dy peshore digjitale, dhe një çantë me qindra lloje të ndryshme për paketim të narkotikëve, ndërsa të dyshuarit janë derguar në mbajtje me urdhër.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button