Kolona të gjata në pikat kufitare me Serbinë, shkak zgjedhjet

Kolona të gjata janë bërë për në dalje të Kosovës në pikat kufitare te Dheu i Bardhë, Merdarë dhe Jarinjë.

Qendra nacionale për menaxhimin e kufijve në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, ka bërë të ditur se te Dheu i Bardhë pritjet për të dalë nga Kosova janë 130 minuta, në Jarinjë 120 minuta ndërsa në Merdarë 90 minuta.

Kjo pasi sot janë duke u mbajtur zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale në Serbi.

Për të votuar atje janë nisur një numër i madh i serbëve nga Kosova që kanë të drejt vote./21Media

Back to top button