Tre të arrestuar për trafikim me njerëz

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikim me Qenie Njerëzore në vazhdën e luftimit të dukurive negative dhe veprave tjera kriminale, ka zhvilluar një hetim disamujor, i cili ka rezultuar me arrestimin e tre personave, nën dyshimin e bazuar për kryerjen e veprave penale ‘trafikim me njerëz’ dhe ‘shërbime seksuale të trafikimit’.

Policia ka njoftuar se lidhur me këtë rast janë arrestuar: F. P. 1988 (femër), L. K.( 1989) dhe K. R. (1990).

E dyshuara e parë e arrestuar dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘trafikim me njerëz’, kurse dy të dyshuarit e arrestuar dyshohet ta kenë kryer veprën penale ‘shërbime seksuale të trafikimit’.

Me këtë rast janë identifikuar edhe dy viktima të trafikimit, të cilat pas intervistimit janë trajtuar në bazë të procedurave të parapara për viktimat e trafikimit.

Lidhur me rastin me vendim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë./21Media

Back to top button