Tre të dënuar për sulmet xhihadiste

 

Tre burra që ndihmuan autorët e sulmeve terroriste xhihadiste në dhe përreth Barcelonës që vranë 16 njerëz në vitin 2017 janë dënuar me burg në Spanjë.

Dy prej grupit u dënuan me 53 dhe 46 vjet, ndërsa i treti u dënua me 8 vjet burg.

Një nga autorët përplasi me furgon këmbësorët në zonën turistike të Las Ramblas të Barcelonës, para se të niste një sulm i dyfishtë në një qytet afër.

Grupi i Shtetit Islamik (IS) tha se kreu sulmet.

Treshja u zbulua se kishte ndihmuar autorët e krimit, të cilët u qëlluan të gjithë nga policia./21Media

Back to top button