Tre të lënduar në aksidentin në lagjen “Dardania” në Prishtinë

 
Tre persona janë lënduar, si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në lagjen “Dardania” në Prishtinë.
Personat e lënduar janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor.
Rastin për 21Media e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 16:00, në lagjen Dardania, në Prishinë, ka ndodhur një aksident rrugor në mes dy automjeteve në lëvizje. Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 3 persona. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor”, ka njoftuar Ahmeti.
Me rastin po merret njësiti i trafikut./21Media
 
 
 

Back to top button