Tre të lënduar në një aksident në Kamenicë
Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave të ndodhur të shtunën në fshatin Rogoçicë të Kamenicës.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, aksidenti dyshohet se ka ndodhur për shkak të mos mbajtjes së distancës.
“Raportohet se si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur midis dy automjeteve, lëndime trupore kanë pësuar tre meshkuj kosovarë. Aksidenti dyshohet se ka ndodhur për shkak të mos-mbajtjes së distancës. Të lënduarit pas trajtimit mjekësor janë liruar në shtëpi”, thuhet në raport./21Media