Tre të lënduar në një aksident në Pejë

Tre persona janë lënduar në një aksident trafiku i cili ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në Jabllanicë të Pejës.
Policia për portalin rtv21.tv konfirmoi se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.
“Sot rreth orës 04:40, ku në aksident janë përfshirë 2 vetura dhe janë lënduar 3 persona, të cilët janë jashtë rrezikut për jetë dhe po trajtohen në spitalin e qytetit”, njoftoi policia./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?