Tre të lënduar në një aksident në Prishtinë

Tre persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në rrugën “1 Tetori” Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy vetura.
Rastin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 12:30, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën “1 Tetori” Prishtinë.  Në aksident janë përfshirë dy vetura ndërkaq tre persona kanë pësuar lëndime trupore.  Të njëjtit kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka njoftuar Borovci.
Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti./21Media

Back to top button